Viti 2025, ndër më rezultativët  / Drejtuesja e AKSH Shkodër: Qytetarët të plotësojnë dokumentacionin për legalizimet…

Shpërndaje

Viti 2025 vlerësohet nga Kadastra e Shkodrës si një ndër vitet më rezultative sa i takon emetimit të vendimeve të legalizimit në të gjithë territorin e qarkut.

Sipas drejtueses së Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Eglantina Frroku, vetëm gjatë muajit tetor janë dhënë 212 vendime legalizimi, një rritje që lidhet drejtpërdrejt me shtimin e stafit me profil inxhinierik, i domosdoshëm për përgatitjen e materialeve hartografike.

Sa i përket ankesave të qytetarëve për vonesa në proces, drejtoresha thekson se në shumicën e rasteve vonesat vijnë si pasojë e mangësive në dokumentacionin e paraqitur nga aplikuesit, duke theksuar se verifikimi dhe plotësimi i saktë i të dhënave mbetet thelbësor për finalizimin e dosjeve.

Drejtoresha Frroku nënvizon gjithashtu se rritja e efikasitetit të punës dhe emetimi sa më i shpejtë i vendimeve të legalizimit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Kadastrës së Shkodrës, me synimin për të arritur afatin ligjor të mbylljes së procesit në dhjetor 2028.

Shpërndaje