VIDEO/ Kandidatia e PS, Edona Bilali takim me Melin që mban titullin “mjeshtër artizane”…

“E fillova takimin e parë në terren jo rastësisht tek artizania Meliha Zyberaj.

Me Melin na bashkohen shumë gjëra: gra në sipërmarrje, sfida e përfshirjes dhe fuqizimit të vajzave dhe grave të tjera, ambicja për të bërë gjithmonë më shumë dhe për të dhënë më të mirën, ruajtja e balancës midis familjes dhe karrierës etj. Ajo është personifikimi i gruas shqiptare: punëtore, e palodhur, punëmbaruar dhe me një zemër shumë të madhe.

Meli mban titullin “mjeshtër artizane” dhe sot ajo është histori suksesi jo vetëm në qarkun e Shkodrës por për të gjithë Shqipërine. Gra si Meli jane shembull e frymezim për mua si dhe për cdo vajzë dhe grua që dëshiron të marrë më shumë përsipër sfida.

Së bashku me prefekten e qarkut Shkodër znj. Majlinda Angoni, kryetarin e bashkisë Vau Dejes z. Mark Babani dhe disa kandidatë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër bëmë një vizitë në ambjentet e saj të punës për të parë nga afër iniciativën e saj të re për prodhimin e mëndafshit”, shkruan Edona Bilali.