Vëllai i Pablo Escobar prezanton telefonin që paloset, mund të shkatërrohet vetëm nga zjarri

Për vite të tëra, vëllai i Pablo Escobar punoi si llogaritar në kartelin Medellin, pasi ai riinvestoi në tregtinë globale të kokainës.

Megjithatë tani, 71-vjeçari i ka sytë e tij tek një treg të ri, ai i telefonave.

Roberto Escobar po nxjerr një telefon që paloset përmes kompanisë së tij të investimeve, Escobar Inc.
Telefoni quhet Escobar Fold 1 dhe e ka marrë emrin e vëllait të tij.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Olof Gustafsson tha për CNN se ekrani është i përbërë nga një plastikë që e bën pothuajse të pathyeshme. Ai pretendon se është ekrani më i qëndrueshëm i telefonave në treg.

Çmimet fillojnë nga 349 dollarë dhe telefoni përdor sistemin operativ Android të Google.

“Telefoni ynë ka kaluar në prova rigoroze,” tha Gustafsson. “E vetmja mënyrë e vërtetë për të shkatërruar telefonin tonë është ta djegësh atë, gjë që unë mendoj se askush nuk do ta bënte.”

Nga burgu tek smartfonët

Kompania është formuar nga Roberto Escobar në 1984 si një kompani mbajtëse për “mbrojtjen e pasurive” për vëllezërit Escobar, sipas faqes së tij të internetit.

Roberto Escobar, vëllai i ish mbretit të narkotikëve; Pablo Escobar, drejton firmën e investimeve Escobar Inc.

Pablo Escobar raportohet se ishte përgjegjës për trafikimin e 80 përqind të kokainës në botë gjatë fundit të viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980. Forbes e vendosi Pablo Escobar në listën e tij të miliarderëve në botë nga 1987 deri në 1993. Escobar u qëllua dhe u vra në 2 dhjetor në vendlindjen e tij në Medellin ndërsa ishte një i arratisur nga autoritetet kolumbiane.

Roberto u dorëzua në polici në 1992 gjatë një goditjeje të kartelit të Medelinit, dhe ai kaloi 10 vjet burg për krime të lidhura me drogën.

Tani, gjysëm i verbër dhe gjysmë i shurdhër, Roberto ka ëndërr të bëhet një prodhues i smartphoneve.

“Ne duam ta mposhtim konkurrencën,” tha Gustafsson për CNN. “Ne e kuptuam shumë shpejt se nëse bëjmë një telefon të mirë që del me një çmim të arsyeshëm, ne mund të shesim shumë njësi. Dhe kjo është ajo që po ndodh tani”./RealitetiPost/