
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, zhvilloi një takim të frytshëm me pedagogët e Universitetit të Shkodrës, duke vënë theksin te rëndësia strategjike që arsimi i lartë ka për të ardhmen e qytetit. Në qendër të diskutimeve ishin sfidat aktuale dhe vizioni për një arsim cilësor, modern dhe të lidhur ngushtë me tregun e punës.
Postimi i kandidatit Lesha:
Në një takim me pedagogët e Universitetit të Shkodrës, diskutuam për sfidat dhe mundësitë që ka arsimi i lartë në qytetin tonë.
Në programin tonë, universiteti zë një vend të veçantë. Besojmë fort se investimi në dije është themeli i një shoqërie të zhvilluar dhe moderne.
Të rinjtë janë e ardhmja e Shkodrës dhe e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim përmes politikave të qarta për arsim cilësor, praktikë profesionale dhe mundësi punësimi në qytetin e tyre.
Shkodra2030 është një projekt ku të rinjtë janë në qendër – sepse zhvillimi fillon me ta!





