U emërua Prefekte e Shkodres, reagon Holta Duda…

Shpërndaje

Pas dekretimit në detyrën e re si Prefekte e Qarkut Shkodër, Holta Duda ka shprehur mirënjohjen ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së Shqipërisë për besimin e dhënë, duke theksuar se ky është një angazhim që vjen nga zemra për t’i shërbyer qytetit dhe njerëzve të Shkodrës me përkushtim e përgjegjësi.

Postimi i znj.Duda:

Mirënjohje për besimin e dhënë nga Kryeministri Edi Rama dhe Qeveria e Shqipërisë për të më ngarkuar me detyrën e Prefektes së Qarkut Shkodër.

Ky është një angazhim që vjen nga zemra ❤️ për të qenë pranë njerëzve, për t’u përballur me sfidat e përditshme dhe për të kontribuar me përkushtim në zhvillimin e qytetit dhe qarkut tonë.

E ndjej këtë detyrë si një përgjegjësi të madhe, por edhe si një nder që më jepet për ti shërbyer Shkodrës që dua dhe për të cilën besoj se meriton më të mirën.

Do të punoj me vëmendje ndaj çdo komuniteti dhe me bashkëpunim të hapur me të gjitha institucionet për të bërë më të mirën për Prefekturën e Qarkut Shkodër.

Për Shkodrën me ❤️, gjithmonë.

Shpërndaje