Trajtimi i mbetjeve, Rama: Do krijohet Operatori Kombëtar, bashkitë do jenë kliente…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve në kuadër të reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama sqaroi se kjo ndërmarrje e re do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, ndërsa Bashkitë do të jenë klientë sikurse me operatorët e tjerë për shërbime të caktuara.

Ky projektligj i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, vjen në kuadër të paketës së re të masave për përafrimin të legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian.

“Është Pr.ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të trajtimit të mbetjeve. Një agjenci, institucion, ndërmarrje e re e cila do të jetë në dispozicion të gjithë Republikës, të pushteti vemndor,qytetarëve, të këtij misojni për anëtarësim në BE, duke përqendruar gjithë procesin e trajtimit dhe grumbullimit të mbetjeve. Nuk do jetë më proces i administruar nga bashkitë, por nga ky Operato Kombëtar në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes, në raport me të cilin bashkitë do jenë klientë njësoj si janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, deklaroi Rama.

Në kuadër të masave për trajtimin e integruar të mbetjeve, kryeministri paralajmëroi heqjen e të gjitha varrezave të makinave.

Ai shtoi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka të ligjëruar pa ligj varrezat e makinave. e në këtë kuadër, AI bëri me dije se brenda këtij viti do të shkojë në Kuvend një ligj pikërisht për të rregulluar këtë problematikë.

 “Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendin e plazheve kemi bërë përparime të dukshme, dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përprime domethënëse, jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjeegjesinë e zgjeruar të prodhuesve, ku përfshihen ambalazhe plastike, automjete, bateri, etj, jemi i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera dhe ky do jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do vazhdojë për shkuljen e të gjitha varrezave.

Jemi një vend që s’ka akoma detyrim për raportim, financim nga prodhuesit shpërndarësit e importuesit lidhur me trajtimin ccfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, si bateri, apo si automjete. Për këtë kemi një Ligj që do kalojë në Kuvend brenda këtij viti.”, sqaroi Rama.

Shpërndaje