Topalli rreshton gabimet e Bashës: La vendin pa opozitë, bëri PD karnaval, dogji mandatet…

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha se shndërroi Partinë Demokratike në parti karnavalesh, ndërkohë që zboi nga ajo themeluesit, qëndrestarët dhe kontribuuesit.

Topalli ka publikuar dhe një video të deputetëve të opozitës së re në parlament që nga fjalimi i Majlinda Halilajt, qëndrimet e Kujtim Gjuzit dhe fjalimin e fundit të Kostaq Papës.

Statusi në facebook i Jozefina Topallit:

“Humbi sa herë hyri në zgjedhje, që kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozitë, bëri PD (Partinë e ëndrrave ) karneval, tradhëtoi demokratet duke djeg mandatet e Parlamentit, i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë dhe këshillat Bashkiakë, shpalli vetëngrirjen dhe vrau votën në Partinë, që solli lirinë e votës, zboi themelues, qëndrestarë, autoritete e kontribues, shpartalloi çdo strukturë të partisë të ngritur me sakrifica titanike,
Premtoi se nuk do lejonte zgjedhje më 30 qershor dhe bëri sikur e harroi, premtoi se nuk do dorëzonte bashkitë dhe i lëshoi pa asnjë problem, premtoi se do kishte zgjedhje më 13 tetor meqë kishte fituar me 85 për qind …dhe bëri sikur se mbante mend; premtoi në çadër se s’ka zgjedhje me Ramën dhe hyri në qeveri me Ramën kryeministër, i doli zot listës së tij private. Tha se mbante totalisht përgjegjësi dhe tani bën sikur ia kanë sjellë nga marsi. Ktheu partinë në biznes të familjes…”, shkruan ish-kryetarja e Kuvendit, ndërsa poston videon me gafat e deputetëve të listës së PD.