“Toma ia mbathi”, çfar po paralajmëron Sali Berisha!…

Shpërndaje

Sali Berisha njofton arratisjen e Tom Doshit, duke denoncuar shmangien e tij nga organet e drejtësisë dhe duke e paraqitur këtë si një rast të veprimeve të dyshimta të “Partisë së Krimit”. Në postimin e tij, Berisha përshkruan me ironi dhe kritika të forta se si urdhër-arresti ndaj Doshit u shpërnda si gosip në Tiranë, por në mëngjes situata mori një tjetër kthesë, teksa Doshi u largua në drejtim të panjohur, duke shmangur arrestimin. Ky rast sipas Berishës tregon mungesë serioziteti dhe drejtësi selektive, duke nxjerrë në pah kontrollin e dyshimtë politik mbi organet e drejtësisë.

Postimi i Berishës:

Toma ia mbathi!

Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit.

Shpërndaje