
Në seancën e parë plenare të sotme, Milva Ekonomi njoftoi dorëheqjen e dy deputetëve të Partisë Social Demokrate. Kryetari i kësaj force politike, Tom Doshi, së bashku me deputeten Sabina Jorgo, kanë lënë mandatin e tyre në Kuvend.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimi 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.



