
Ish-kandidati për deputet Ted Kopliku ka reaguar ashpër ndaj situatës së investimeve në Shkodër, duke akuzuar drejtimin aktual të bashkisë për mungesë projektesh konkrete dhe zvarritje të punëve publike, ndërsa thekson se qyteti ka nevojë për një ndryshim real dhe kthim te prioritetet e qytetarëve.
Postimi i plotë i Koplikut:
Bashkia Shkodër nuk ka asnjë investim serioz thuajse në përfundim të mandatit të të pandehurit Benet Beci. Hyrja e Qytetit, Zogaj, Bexhisteni, etj., projekte te zvarritura jashtë çdo lloj afati, për t’i prerë shiritët para zgjedhjeve 2027, janë projekte që janë zvarritur edhe më përpara, për të marrë Bashkinë regjimi me negociatorin e dorëzimit.
E filloi me projekte 3D (që mbeten të tilla) dhe po e mbyll me fasada, propagandë dhe dronë.
Kur PD kishte pushtetin qendror dhe lokal (2005-2013), Shkodra u kthye në kantier ndërtimi dhe u transformua, duke i ruajtur identitetin dhe duke mbetur qytet (si pak qytete në Shqipëri).
Benet Beci do mbahet mend për kullën që i la Shkodrës, Administratën e Jabanxhive dhe si i vetmi i pandehur që drejtoi qytetin e përjetshëm.
Në 2027 nuk thelloheht asnjë rezultat bandash, por qyteti i kthehet banorëve të saj.




