
Deputetët e qeverisë janë rishfaqur në të gjithë ekranet për të mbrojtur të pambrojtshmen. Prej vitesh ata nuk dalin në asnjë debat apo llogaridhënie, çfarë kanë detyrën morale dhe publike për postin që kanë marrë. Ata nuk dolën madje as gjatë fushatës në asnjë debat apo përballje duke vrarë debatin publik.
A do i gjykojë populli shqiptar këto përfaqësues që shfaqen vetëm për të çuar kartonët dhe vetëm kur i detyrojnë të bëjnë avokatin e djallit ?
Mungesa e tyre është e qëllimshme, sepse vetëm përballë analistëve « të pavarur », përfaqësuesit e opozitës krijojnë idenë që është opozita ajo që duhet të japë llogari nëse po « qeveris » mirë.
Shkruan Ted Kopliku në rrjetin social Facebook.




