Sterkaj: Zagora në Fokus. Investime, Zhvillim dhe Angazhim për të Ardhmen…

Shpërndaje

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, kandidati i Partisë Socialiste Shkëlqim Sterkaj shpalos vizionin e tij për Zagorën dhe Malësinë e Madhe, duke theksuar prioritetet e mandatit të ardhshëm: investime në rrjetin energjetik, ujësjellës dhe zhvillimin e turizmit. Ai shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të banorëve dhe angazhimin e tij për të qenë një zë i fuqishëm në shërbim të komunitetit.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Krahas investimeve të kryera në infrastrukturë, ky mandat do të jetë për Zagorën – për më shumë investime në rrjetin energjetik, ujësjellës dhe zhvillimin turistik!
Banorët e Zagorës kanë qenë gjithmonë mbështetës të Partisë Socialiste 🌹, dhe këtë herë, më fuqishëm se kurrë!
Angazhimi im është i qartë: të jem një zë i fortë për Malësinë e Madhe, për Zagorën dhe për çdo cep të këtij territori që meriton më shumë.

Faleminderit për mikpritjen dhe besimin.
Ky është vetëm fillimi i një rrugë që do ta ecim bashkë.

Shpërndaje