
Nuk është krizë globale. Është vjedhje kombëtare!
Thonë se nafta është e shtrenjtë sepse paratë e Taksës së Qarkullimit shkojnë për rrugë. GËNJESHTËR!
Rrugët tona janë më të shtrenjtat në botë për kilometër, sepse çdo metër asfalt është i lyer me gjakun dhe djersën e shqiptarëve që vidhen nga ministrat për llogari të kryeministrit.
Miliarda euro zhduken në xhepat e tyre, ndërsa ne paguajmë 220 lekë/litër për rrugë që shemben me shiun e parë dhe përbëjnë rrezik konstant për jetën!
PLANI I GRABITJES DUHET TË NDALET URGJENTISHT!
👉 ULJE E MENJËHERSHME e çmimit të naftës lekë/litër.
👉 HEQJA E TAKSËS SË QARKULLIMIT – nuk mund të paguajmë vjedhjen tuaj me çdo xhiro gome!
👉 SHPËRBËRJA E BORDEVE TË HAJDUTËRISË që mbrojnë monopolet e karteleve të karburanteve të kontrolluara nga Edi Rama.
👉 SUBVENCIONIM direkt për transportin publik dhe bujqësinë.
Shqiptarët nuk janë bankomati i vjedhjeve dhe babëzisë tuaj qeveritare!




