Spahia: Ndërsa pushtetarët numërojnë milionat e tenderave korruptive, mjekët nuk kanë marrë ende rrogat!

Shpërndaje

NDËRSA PUSHTETARËT NUMËROJNË MILIONAT E TENDERAVE KORRUPTIVE, MJEKËT NUK KANË MARRË ENDE RROGAT!

​Sot jemi dëshmitarë të një turpi kombëtar. Në Shqipërinë e vitit 2026, ata që mbajnë veshur bluzën e bardhë, simbolin e shpresës dhe jetës, trajtohen si të dorës së dytë.
Edhe pse jemi në fund të Janarit, ​në spitalin e Shkodrës dhe në shumicën e spitaleve të vendit, mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor që sakrifikojnë netët pa gjumë, festat larg familjes për të shërbyer, sot nuk kanë marrë akoma rrogat e muajit dhjetor. Nuk po kërkojnë luks, po kërkojnë djersën e ballit!

Për tendera sekretë gjenden brenda natës paratë pa fund. Për koncesione që pasurojnë klientët e oborrit qeveritar, thesi është gjithmonë plot. Si ka mundësi që për luksin tuaj qeveritar buxheti nuk shteron kurrë, ndërsa për bukën dhe nevojat e fëmijëve të mjekëve dhe infermierëve arkës i vihet dryni?
​Kjo nuk është vonesë teknike. Kjo është vjedhje dhe papërgjegjshmëri ekstreme qeveritare.
Ky është përçmim ndaj profesionistëve.

​Mjaft më me propagandë!
Mjaft më me duartrokitje false për personelin mjeksor.

Vlerësimi nuk tregohet me fjalime boshe, por me respektim të dinjitetit edhe financiar si detyrim ligjor.
​Paguani mjekët tani!

​Solidaritet maksimal me çdo mjek, infermier dhe personel shëndetësor që sot ndihet i tradhtuar nga ky shtet.

Si mjek dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale kërkoj me forcë marrjen e masave urgjente nga qeveria për zgjidhjen e kësaj situate të turpshme.
Ne jemi me ju!

Shpërndaje