Sot zyrtarisht dimër, ulen ndjeshëm temperaturat

Sipas Meteoalb: Mot i kthjellët mbizotëron në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat jugore-juglindore por pa reshje. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira, ku më të shpeshta paraqiten në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës  duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëim 2-3 ballë.