Skënder Hita merr detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit…

Shpërndaje

Zhvillohet ceremonia e betimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ai u emërua ditën e djeshme në këtë detyrë të lartë shtetërore.

Me propozim të ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita zuri  vendin e Ilir Prodës pas largimit të tij nga detyra.

“Zgjedhja e tij në krye të Policisë, tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë, i kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE”, tha zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në këtë ceremoni.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, vlerësoi figurën e tij për profesionalizmin dhe integritetin që ka treguar gjatë viteve të karrierës.

“Vlerësoj gjithë kandidatët që ishin të pranishëm. Lidhur me kandidatin fitues, jam i bindur që të gjithë ju këtu sot por edhe më gjerë, ndani të njëjtën bindje me mua se zoti Hita është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë në këtë moment të rëndësishëm. Është profesionist dhe me integritet”, u shpreh ministri gjatë fjalës së tij.

Shpërndaje