Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda…

Shpërndaje

Ilir Proda është larguar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Lajmi është bërë i ditur nga Klan News, sipas të cilit vendimi është marrë pas protestës së fundit të opozitës, gjatë së cilës u ngritën shqetësime për mosgarantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në vend të tij është komanduar Sokol Bizhga, i cili pritet të marrë drejtimin e institucionit deri në një vendim të mëtejshëm.

Shpërndaje