
Me afrimin e sezonit veror, institucionet vendore në Shkodër kanë nisur zbatimin e një sërë masash, pas rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve gjatë vitit të kaluar. Kjo shtim kërkon një menaxhim më të mirë të trafikut, mbetjeve urbane dhe ndotjes akustike.Nga ana tjetër, zv/drejtori i Policisë bëri të ditur se janë regjistruar disa ankesa nga bizneset lidhur me kufizimet e qarkullimit në zona të caktuara. Ai theksoi se Policia do të intensifikojë patrullimet, veçanërisht në zonën e Velipojës.Ndërkohë, përfaqësues të Kapitenerisë dhe Agjencisë së Bregdetit nënvizuan rëndësinë e respektimit të rregullave nga subjektet që operojnë në det, sidomos nga përdoruesit e motorëve të ujit. Sipas tyre, garantimi i sigurisë detare është thelbësor për një sezon turistik të suksesshëm dhe pa incidente.Autoritetet u bëjnë thirrje bizneseve dhe qytetarëve për bashkëpunim, me synimin që sezoni veror të përballohet me standarde më të larta dhe me sa më pak problematika.



