
Pas protestës së 20 shkurtit, kreu i Partisë Demokratike, , ka paralajmëruar mbajtjen e protestës së radhës më 28 shkurt.
Ai e cilësoi tubimin e fundit si historik dhe u bëri thirrje mbështetësve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e ardhshme. Ndërkohë, Berisha nuk bëri të ditur ende orën dhe vendin e zhvillimit, duke njoftuar se këto detaje do të publikohen të hënën.
Në mesazhin e tij, Berisha falënderoi mbështetësit për angazhimin dhe e konsideroi protestën e 20 shkurtit një sukses të rëndësishëm, ndërsa kërkoi mobilizim në çdo lagje, qytet e qendër pune për të siguruar pjesëmarrje masive në protestën e 28 shkurtit.




