
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka ndërhyrë sot për riparimin e dyshemesë prej druri në Urën e Bunës, e cila ishte dëmtuar kohët e fundit.
Përmes kësaj ndërhyrjeje, institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes ndaj aseteve publike, veçanërisht kur ato mbartin vlera të rëndësishme historike dhe arkitekturore. DRTK Shkodër thekson se mjaftojnë disa veprime të thjeshta për të minimizuar dëmtimet, si lëvizja në këmbë edhe kur përdoret biçikleta dhe shmangia e kalimit me mjete motorike mbi urë, duke përdorur për këtë qëllim urën e re.
Autoritetet apelojnë për bashkëpunimin e të gjithëve në mbrojtje të së mirës publike dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm.




