Riorganizim në strukturat e Partisë Socialiste Shkodër…

Shpërndaje

Në vijim të procesit të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër, kryetari i Bashkisë, Benet Beci, zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë të forcës politike për prezantimin e koordinatorëve të rinj të ZAZ-ve. Takimi u karakterizua nga një frymë bashkëpunimi dhe angazhim për të forcuar më tej punën në terren dhe për të sjellë energji të re në strukturat socialiste të qytetit.

Postimi i kryebashkiakut Beci:

Në një atmosferë bashkëpunimi dhe riorganizimi ,së bashku me drejtuesit e Partisë Socialiste prezantuam koordinatorët e rinj të ZAZ-ve në Shkodër. 🌹

Urime dhe suksese në detyrën e re për Sara Elezin dhe Artur Kçirën në ZAZ 3, si dhe për Besara Gjurgjen dhe Elton Donikun në ZAZ 4.

Ky proces sjell frymë pozitive, energji dhe përkushtim në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Një falënderim i veçantë për punën dhe kontributin e dhënë nga Andi Bilali dhe Gentian Zejnuni në ZAZ 3, si edhe nga Suela Ulcinaku, Denis Malevi dhe Ramir Haderi në ZAZ 4.

Bashkë për #Shkodra2030 #Shqipëria2030🇦🇱🇪🇺

Shpërndaje