
Nga Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama ka vendosur të largojë Benet Becin nga drejtimi politik i Qarkut Shkodër. Kjo detyrë i është besuar tashmë Enea Karakaçit, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, me origjinë nga Shkodra. Ai do të udhëheqë socialistët e këtij qarku për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Në kuadër të riorganizimit, janë caktuar drejtuesit politikë sipas njësive:
Njësia 1: Lindita Nikolla
Njësia 3: Iris Luarasi dhe Edona Bilali
Njësia 4: Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti
Njësia 5: Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj
Njësia 6: Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj dhe Megi Fino
Njësia 7: Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu
Njësia 8: Igli Hasani dhe Vilma Premti
Njësia 9: Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka
Njësia 10: Besfort Lamallari
Ndërkohë, ndryshime janë bërë edhe në qarqe të tjera:
Durrës: Blendi Klosi, largohet Emirjana Sako
Lezhë: Ermal Nufi
Dibër: Ulsi Manja
Kukës: Erjon Malaj
Gjirokastër: Mirela Kumbaro
Vlorë: Bledi Çuçi
Korçë: Niko Peleshi




