
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve.
“Na duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës, nuk mban më”-kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalimit të tij në Asamblenë e PS.
Me tej Kryeministri akuzoi SPAK se pse ka nxjerrë materialet e dosjes së Erion Veliajt.
Janë mbledhur rreth 350 anëtarë të kësaj asambleje. Rama ka nisur fjalimin e tij dhe në përfundim kryeministri do të shpallë edhe emrat për qeverinë e re.
Pas mbledhjes në Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
“Shiu po bie me të madhe për të lajmëruar bereqetin e punës për Shqipërinë 2030 në BE.
Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4 vjeçarit tonë më sfidues, për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt qeverisës që nis me betimin e kuvendit.
Na duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës, Nuk mban më, dua të them që në fillim sa më qartë atë që besoj duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë. Ne PS nuk kemi hyrë në asnjë rast në çështje të drejtësisë kur nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk e kemi bërë këtë dhe nuk do e bëjmë duke bërë avokatin e kujtdo.
Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi sa të jem unë, asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësore.
I kemi larguar duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi, zgjedhjeje apo shkarkimi i prokurorëve e i gjykatësve”, shprehet ndër të tjera Rama.




