Prençi: 80 veta te kavalishenca, një natë para tërmetit; Zheji: Zoti është i madh!

Në godinën e kavalishencës ku humbi jetën tragjikisht nga tërmeti kryekomisiar Bajram Hajdarmetaj,një natë më parë kishin fjetur 80 veta.

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, sqaroi në “360 Gradë” në RTV Ora se ka konciduar ditë pushimi dhe kishin qëndruar vetëm dy pedagogë, mes tyre dhe i ndjeri Hajdarmetaj.

Prençi: 80 veta kanë qenë te hoteli i Ministrisë së Brendshme në kavalishencë te godina e re e ndërtuar para 5 vjetësh. Një natë para.Ka qëlluar ditë pushimi dhe kanë qëndruar vetëm dy pedagogë.

Zheji: Zoti është i madh!

Prençi: Është godina që është rrëzuar më shumë. Deri në këto momente nuk kanë lejuar as ta filmojnë, as ta fotografojnë.

Zheji: Paska pasur të drejtë kjo ish-kryetarja e bashkisë së Durrësit, duhet të jemi të kënaqur me 50 të vdekur tha.Si e shkarkuan atë?