Për herë të parë një grua, Edi Rama i beson ministrinë e Brendshme Albana Koçiut…

Shpërndaje

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka zbardhur emrat e ekipit të ri me të cilin do të qeverisë vendin deri në vitin 2029.

Kabineti “Rama 4”

Rama: Ndërtimi i skuadrës së re ishte sprova ime e parë. Ja pse ndryshe nga herët e tjera paraqitjen e qeverisë së re do ta bëj tani, herë pas here me disa shpjegime rrugës.

Zëvendëskryeministër konfirmoj Belinda Ballukun. Do të drejtojë të njëjtën ministri, Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila nuk do të ndryshojë si ministri.

Drejtimin e Punëve të Brendshme do t’ia besoj për herë të parë një gruaje. Sipas meje ka një arsye të fortë për ta bërë këtë zgjedhje. Unë mendoj se një ndryshim domethënës i profilit të minsitrisë së Brendshme është një pikënisje e logjikshme.  Në drejtimin e ministrisë së Brendshme do të vijë Albana Koçiu.

Shpërndaje