Parkim me pagesë në Velipojë dhe Shirokë, Bashkia Shkodër dërgon projektvendimin në Këshill Bashkiak…

Shpërndaje

Bashkia Shkodër ka dorëzuar për shqyrtim në Këshillin Bashkiak një projektvendim që parashikon vendosjen e parkimit me pagesë në zonat turistike të Velipojës dhe Shirokës.

Në dokumentin zyrtar (pika 8 e rendit të ditës), bëhet fjalë për “miratimin e kritereve dhe për caktimin e rrugëve dhe shesheve publike për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në Velipojë dhe Shirokë, të Bashkisë Shkodër”.

Ky hap vjen në kuadër të menaxhimit të fluksit të automjeteve gjatë sezonit turistik dhe rritjes së të ardhurave për pushtetin vendor. Detajet mbi tarifat, oraret dhe mënyrën e menaxhimit pritet të diskutohen dhe miratohen nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e radhës./RealitetiPost/

Shpërndaje