
Deputetja e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, ka reaguar lidhur me mungesën e saj gjatë votimit të ligjit për barazinë dhe mosdiskriminimin. Në një reagim publik, ajo sqaroi arsyet e mungesës dhe shprehu qëndrimin e saj për çështjen, duke theksuar rëndësinë e familjes si themel i shoqërisë shqiptare.
Reagimi i plotë i deputetes Koçeku:
Të nderuem miq
M’vjen keq për zhurmën mediatike e të panevojshme që u ba, duke keqperdorur emrin tem lidhur me ligjin per barazi e mosdiskriminim.
Mungesa jeme në seancën e djeshme plenare lidhet me nje arsye të forte shëndetsore familjare, per te cilen kam vu ne dijeni paraprakisht kryetarin e grupit.
Ju ftoj tanve ta lexoni ligjin dhe të informoheni ma mirë rreth tij, e jo te degjoni altoparlantet e ndryshkun te atij parlamenti qe corodisin popullin me brutalitetin e Policise Morale te Teheranit.
Familja asht dhe do të mbetet gjithmonë baza dhe thelbi i shoqërisë tonë shqiptare dhe ktë as nuk e prek ligji ne fjale, as nuk ka gja që e ndryshon.
❤️




