Një jave pasi u shua zjarri ne landfillin e Bushatit, shkon ministri i mjedisit, Sofjan Jaupaj…

Shpërndaje

Një javë pasi u shua zjarri në landfillin e Bushatit, shkon ministri i mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Ai është pritur nga kryebashkiaku i Vau i Dejës, Kristian Shkreli. Ky i fundit bëri me dije se nga kontraktorët është kerkuar përgjegjësi dhe vemendje e shtuar në menaxhimin e landfilldit.

Postimi i kryebashkiakut Shkreli ne facebook:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në landfilldin e Bushatit Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Gjatë takimit u ndalëm në analizën e situatës aktuale të landfilldit, funksionimin e tij dhe masat konkrete që duhen marrë për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme me ato të disa javëve më parë.

Nga kontraktorët kërkuam përgjegjësi dhe vëmendje të shtuar në menaxhimin e landfilldit, me qëllim garantimin e standarteve dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve!

Shpërndaje