
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punës zhvilloi një takim të frytshëm me përfaqësues të sindikatave, duke treguar përkushtimin e tij për të qenë zëri i punonjësve në institucionet shtetërore dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe dinjitoze për çdo qytetar.
Postimi i kandidatit Hoti:
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësues të sindikatave, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.
Nesër, në qeveri, do të angazhohemi për të krijuar kushte më të mira për punonjësit, duke siguruar mundësi të barabarta zhvillimi dhe mbrojtje të të drejtave të tyre.
Mirënjohje për çdo punëtor të Shkodrës, që me përkushtimin dhe mundin e tij ndihmon në zhvillimin e qytetit dhe vendit tonë.





