Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryebashkiaku Kristian Shkreli inspektojnë masat mbrojtëse…

Shpërndaje

Kryebashkiaku i Vau Dejësit, Kristian Shkreli, në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, zhvilloi sot një sërë inspektimesh në terren me fokus përmirësimin e infrastrukturës mbrojtëse dhe forcimin e reagimit ndaj emergjencave natyrore. Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve vendore e qendrore për ndërhyrje të shpejta dhe efektive, si dhe kujdesi i vazhdueshëm për qytetarët përmes shërbimeve shëndetësore lëvizëse.

Postimi i Kryebashkiakut Shkreli:

Sot, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako, zhvilluam një inspektim në terren pranë përroit të Glinës!

Gjatë inspektimit u diskutua për domosdoshmërinë e ndërhyrjeve të menjëhershme në segmentet problematike të përroit, përmirësimin e infrastrukturës mbrojtëse dhe koordinimin mes strukturave vendore e qendrore për të siguruar reagim të shpejtë dhe efektiv në rast emergjencash.Ndërhyrja e plotë e cila pritet të nisë së shpejti, është zgjidhja përfundimtare për përroin e Glinës

Më pas inspektimi vijoi në repartin ushtarak të Vau Dejësit, ku u diskutua mbi gatishmërinë e strukturave për përballimin e situatave emergjente dhe bashkëpunimin me njësitë vendore në rast nevoje.

Me ministren e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Evis Salaj, shikuam nga afër mamografinë lëvizëse e cila është në bashkinë tonë dhe aty po kryhen çdo ditë dhjetera ekzaminime mes tyre edhe gratë ushtarake të zonës!

Shpërndaje