
Kandidatja e Partisë Demokratike, Matilda Matija, ka reaguar ashpër ndaj mungesës së ilaçeve dhe trajtimit për pacientët me kancer në Onkologjik, duke e cilësuar situatën si çnjerëzore dhe pasojë direkte e keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës. Ajo thekson se PD–ASHM ka një angazhim të qartë për rimbursimin e plotë të barnave esenciale për pacientët në nevojë.
Postimi i kandidates Matija:
Edi Rama- 12 vite në pushtet
Pacientët me kancer të Onkologjikut u lanë pa ilaçe dhe pa kimioterapi. Kjo nuk është thjesht paaftësi dhe korrupsion — është çnjerëzore.
PD–ASHM do të garantojë rimbursimin e plotë (90–100%) të të gjitha barnave esenciale.





