Matija: Lamtumirë, legjendë. Emri yt nuk harrohet kurrë…

Shpërndaje

Matilda Matija, kandidate e Partisë Demokratike në Shkodër, ka ndarë një mesazh të ndjerë ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shkodran, Paulin Ndoja. Përmes fjalëve të saj, ajo nderon figurën e paharrueshme të portierit që la një trashëgimi të pasur në historinë e sportit dhe qytetit të Shkodrës.

Postimi i kandidates Matija:

Shkodra humbi një legjendë të futbollit, një njeri që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit dhe qytetit tonë.

Paulin Ndoja, ikona e portës shkodrane, ishte frymëzim dhe krenari për çdo shkodran. Me kontributin e tij si lojtar dhe trajner, la një trashëgimi të çmuar për futbollin dhe qytetin tonë.
Lamtumirë, legjendë. Emri yt nuk harrohet kurrë.

Shpërndaje