
Në shtator 2025 nis legjislatura e re parlamentare, e cila shënon largimin e 82 deputetëve që nuk arritën të sigurojnë një mandat tjetër, ose sepse nuk ishin pjesë e listave, ose nuk morën votat e nevojshme.
Edhe pse nuk do të kenë më asnjë funksion në Kuvend, këta ish-deputetë do të vazhdojnë të përfitojnë nga buxheti i shtetit. Ligji për pensionet shtetërore suplementare parashikon që pas përfundimit të mandatit, një deputet përfiton fillimisht dy paga të plota dhe më pas 50% të pagës mujore bruto deri në tre vite.
Duke qenë se paga bruto aktuale e një deputeti është 310 mijë lekë, çdo ish-deputet do të marrë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.
Nga deputetët që humbasin vendin në Kuvend, 45 janë nga Partia Socialiste, 34 nga Partia Demokratike dhe 3 nga Partia Socialdemokrate.
Kjo skemë financiare ka shkaktuar reagime në opinionin publik, pasi konsiderohet barrë e panevojshme për buxhetin e shtetit, në një kohë kur ka prioritete të tjera që kërkojnë mbështetje financiare.




