Lidership i ri në PS Shkodër: Spahija dhe Ndërshtiqaj marrin drejtimin e degës…

Shpërndaje

Partia Socialiste në Shkodër ka emëruar drejtuesit e ri në krye të degës lokale, duke i besuar lidershipin një dysheje të re që u spikat gjatë fushatës së fundit elektorale. Në takimin e zhvilluar në selinë rozë të qytetit, në prani të sekretarit të përgjithshëm Blendi Klosi dhe drejtuesit politik të PS për Qarkun Shkodër, Benet Beci, u prezantuan bashkëkryetarët e rinj të degës: Kejsi Spahija dhe Marjan Ndërshtiqaj.

Të dy kanë qenë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe përfaqësojnë brezin e ri politik, pasi vijnë nga radhët e FRESSH. Ata marrin drejtimin e degës pas Mirela Dodës dhe Hilmi Laktit, të cilët e udhëhoqën strukturën socialiste të Shkodrës deri në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Shpërndaje