
Në Policinë e Shtetit janë bërë ndryshime në postet drejtuese. Altin Qato është larguar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore. Në vend të tij është emëruar Perlat Vatoci, i cili më parë ka drejtuar Drejtoritë e Policisë në Kukës dhe Gjirokastër.
Ndërkohë, Dhimitraq Ziu do të marrë detyrën e drejtorit të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai do ta marrë zyrtarisht këtë post më 17 tetor.



