
Në vijim të takimeve të tij në terren, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, u ndal në Pjacë dhe Xhabije për të dëgjuar nga afër shqetësimet e pensionistëve. Ai prezantoi planin konkret të PD për rritjen e pensioneve dhe lehtësimin e kostos së jetesës, si pjesë e angazhimit për një Shqipëri më të drejtë dhe më dinjitoze për të moshuarit.
Postimi i kandidatit Hoti:
Në Pjacë dhe në Xhabije, ndala për të takuar pensionistët tanë. Më folën me shqetësim për pensionet e ulëta dhe jetesën e vështirë. E kuptueshme: nuk ia del me 70 apo 100 euro në muaj.
PD ka një plan të qartë:
- Askush me më pak se 200 euro: çdo pensionist do ta marrë këtë shumë.
- Pensionet rriten me 20%.
- Kartë Konsumatori për rimbursim të TVSH-së për ushqime, ilaçe, energji e ujë – deri në 450 euro përfitim në vit.
- Ulje e çmimit të energjisë në 7 lekë/kWh dhe falje e gjobave për pensionistët.
Ky është ndryshimi që meritojnë. Dhe që do ta bëjmë realitet.





