
Këshilli Bashkiak i Shkodrës i ka dhënë dritën jeshile buxhetit të Bashkisë për vitin 2026, gjatë mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme. Vendimi u miratua me 30 vota pro, 13 kundër dhe 1 abstenim.
Seanca u karakterizua nga debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, ku në fokus ishin prioritetet financiare, investimet e planifikuara dhe ndarja e fondeve për vitin e ardhshëm.
Megjithë kundërshtimet e shprehura nga opozita, shumica e këshilltarëve mbështetën miratimin e buxhetit, duke i hapur rrugë zbatimit të tij nga Bashkia e Shkodrës gjatë vitit 2026.




