Italianët i thonë jo Melonit, mbyllet referendumi, 54% votojnë kundër reformës në gjyqësor…

Shpërndaje

Votuesit italianë i thënë kanë “Jo” propozimit të kryeministres Giorgia Meloni për reformën e sistemit gjyqësor të vendit. Në referendumin e mbajtur, afro 54% e votuesve kanë votuar kundër reformimit që kritikët e kryeministres deklaronin se kishte për qëllim dobësimin e pavarësisë së gjykatave. Pas gati dy ditëve votim, pjesëmarrja arriti në 59 përqind e italianëve.

Shumë më e lartë se sa pritej nga sondazhet e kryera para referendumit. Meloni tha disa herë se nuk do të jepte dorëheqjen nëse votuesit do të refuzonin reformën e propozuar në drejtësi, ndryshe nga një nga paraardhësit e saj, Matteo Renzi, i cili dha dorëheqjen pas një referendumi të dështuar. Kryeministrja italiane reagoi në një postim në profilet e saj të rrjeteve sociale.

“Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë“, tha ajo.

Reagim pati edhe Kryetari i Gjykatës së Milanos Fabio Roia.

“Është një moment shumë prekës, sepse Kushtetuta ka fituar, ata që shkuan për të votuar kanë fituar, pjesëmarrja është një shenjë e shkëlqyer e pjesëmarrjes demokratike” dhe “në një masë të vogël është gjithashtu një fitore për gjyqësorin, i cili nuk i meritonte sulmet dhe delegjitimimet e vazhdueshme nga politikanët, sepse sigurisht që kemi kufizimet tona, bëjmë gabimet tona, duhet të përmirësohemi në shumë mënyra, por ne jemi një institucion i shtetit”, deklaroi ai.

Propozimi i Melonit do të sillte ndarjen e rolit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe do të sillte reformimin e trupës mbikëqyrës të tyre. Nga ana tjetër kritikët e dënuan atë si kapje e pushtetit nga politika që nuk adresonte sfidat reale, nga gjyqet që zgjasin vite të tëra deri te mbipopullimi i burgjeve.

Shpërndaje