Fredi Sterkaj zgjidhet kryetar i PD Malësi e Madhe…

Shpërndaje

Fredi Sterkaj është zgjedhur në krye të degës së Partisë Demokratike në Malësi të Madhe, pas votimit të zhvilluar mes anëtarësisë.

Nga numërimi i votave rezulton se në proces morën pjesë 448 anëtarë. Sterkaj siguroi 360 vota, duke lënë pas kandidatin tjetër që mori 82 vota.

Sipas komisionit, procesi u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe pa probleme, me një pjesëmarrje të lartë që tregon interesin e anëtarëve për drejtimin e degës.

Kjo zgjedhje vjen në një periudhë të rëndësishme për ristrukturimin e Partisë Demokratike në nivel lokal, me synimin për forcimin e saj në Malësinë e Madhe.

Shpërndaje