
Edona Bilali rikthehet në qeveri, këtë herë në rolin e Zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi u miratua sot nga Këshilli i Ministrave.
Bilali, ish-deputete e Partisë Socialiste dhe ish-Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen, i bashkohet kabinetit pas rezultatit të spikatur në zgjedhjet e 11 majit, ku u rendit e para për numër votash në qark dhe gruaja e dytë socialiste më e votuar në rang kombëtar.
Emërimi i saj në një ministri me peshë të madhe, që menaxhon mbi 70% të buxhetit të shtetit, shihet si një vlerësim i rolit të saj politik dhe profesional. Përveç karrierës politike, Bilali ka një përvojë të gjerë në projektet zhvillimore dhe së fundmi ka fituar titullin “Doktor” në Austri, me rezultate maksimale.




