Edi Rama në Shkodër: Nga djep kulture në djep ekonomie – më 11 maj është takim me historinë…

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit përmbyllës elektoral në Shkodër, u bëri thirrje qytetarëve që të ndryshojnë drejtimin politik që, sipas tij, ka mbajtur qyteti për 33 vite me radhë. Ai kërkoi që Shkodra t’i bashkohet ndryshimit që ka përfshirë pjesën tjetër të vendit dhe të kthehet nga një qendër e kulturës në një motor ekonomik.

“Shpresoj që Shkodra të bëjë më në fund ndryshimin. Ky qytet nuk e meriton të mbetet i fundit, por të bëhet pjesë e fitores sonë kombëtare. Po investojmë fuqishëm në veri – 1.3 miliardë euro – dhe kjo është vetëm fillimi. Ekonomia këtu sapo ka nisur të lëvizë,” – u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se 11 maji nuk është një ditë e zakonshme zgjedhjesh, por një moment për të vendosur për të ardhmen evropiane të vendit. “Kemi siguruar 71 mandate. Tani na duhen më shumë për të ecur përpara me reformat dhe integrimin në BE.”

Rama u ndal edhe te rëndësia e rritjes së turizmit në Shkodër, duke theksuar se “dikur të gjithë largoheshin drejt Ulqinit, sot Ulqini vjen në Shkodër. Po shkojmë drejt 1 milion turistëve në zonë.”

Shpërndaje