Edi Rama: Dorëheqjen ma ka paraqitur tri herë Belinda Balluku, por i kam refuzuar…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i ka paraqitur dorëheqjen tri herë në periudha të ndryshme, por ai nuk e ka pranuar asnjëherë.

Sipas tij, dorëheqja e parë erdhi në momentin kur ndaj saj u ngrit akuza, e dyta pas pezullimit të parë, ndërsa e treta pasi nuk pati një vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese.

Rama theksoi se të gjitha këto dorëheqje i ka refuzuar dhe i mban të dokumentuara.

Shpërndaje