
Bashkia Shkodër ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me dorëheqjen kolektive të të gjithë administratorëve të njësive administrative. Ky zhvillim vjen pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama dhe është bërë i ditur përmes një komunikate drejtuar mediave.
Njoftimi i zyrës së shtypit Bashkia Shkodër:
Përshëndetje,
Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë institucionit të Bashkisë.




