
Dy propozime të reja synojnë përfshirjen në Kodin e Punës: garantimi i një vendi për falje për punonjësit myslimanë dhe dhënia e lejes për kryerjen e riteve fetare gjatë orarit të punës. Këto u diskutuan në komisionet parlamentare.
Deputeti Lefter Gështenja propozoi që, në rast se mbi 50 punonjës janë besimtarë myslimanë, punëdhënësi të krijojë një ambient të posaçëm për ta. Po ashtu, punëdhënësi të respektojë oraret e faljes dhe të mundësojë pushim dyorësh çdo të premte për faljen e xhumasë.
Diskutimet në komision u fokusuan edhe te mënyrat për të shmangur abuzimet dhe verifikimin e zbatimit të këtyre lehtësirave, duke pasur parasysh se Shqipëria është shtet laik sipas Kushtetutës./RealitetiPost/




