
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, të gjithë nënkryetarët, pesë administratorët dhe drejtuesit e drejtorive bashkiake kanë dhënë dorëheqjen.
Ky zhvillim është pjesë e nismës për përmirësimin dhe rinovimin e administratës vendore, në zbatim të udhëzimeve të dhëna nga kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit.



