
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Lezhë, duke nxjerrë fituese Donika Ndoj.
Nga rezultati përfundimtar, Donika Ndoj ka arritur të sigurojë 571 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse në proces, duke u zgjedhur kështu në krye të degës për mandatin e ardhshëm. Në vend të dytë është renditur Salvator Kaçaj me 442 vota, ndërsa i treti në garë, Paulin Marku, ka marrë 172 vota.
Procesi i votimit u zhvillua në një klimë të qetë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve, të cilët ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës. Pas përfundimit të numërimit, rezultati u shpall nga komisioni përkatës, duke formalizuar zgjedhjen e kryetares së re.
Pas shpalljes së rezultatit, Donika Ndoj falënderoi të gjithë anëtarët e kësaj force politike për mbështetjen e dhënë dhe garantoi angazhim maksimal për forcimin dhe bashkimin e strukturave të partisë në Lezhë.




