Diaspora ka folur: Spahia dhe Sterkaj kryesojnë në kampet respektive…

Shpërndaje

Procesi i numërimit të votave nga diaspora po shkon drejt fundit, me 11,113 zarfe të lexuara nga gjithsej 13,762. Deri më tani, rezultatet nuk sjellin surpriza në kampin blu, ku Bardh Spahia vijon të jetë kandidati më i votuar.

Ndërkohë, në kampin rozë, diaspora ka nxjerrë në avantazh kandidatin Shkëlqim Sterkaj, i cili kryeson me 918 vota. Pas tij renditet Edona Bilali me 835 vota dhe Marjan Ndërshtiqaj me 395 vota.

Shpërndaje