
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm. Pozicioni ishte shpallur vakant dhe pas procesit të aplikimit dhe konkurrimit, Sula u rendit i pari mes kandidatëve pjesëmarrës.
Emri i tij ishte përfolur edhe më herët për këtë detyrë, ndërsa rezultatet e konkursit konfirmuan pritshmëritë, duke e nxjerrë atë fitues në renditje.
Dashnor Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë detyrë, ai zëvendëson Shkëlqim Hajdarin, i cili e mbante më parë postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.




