
Kryebashkiaku Benet Beci ishte sot në zonën e Zdrales, ku së bashku me ekipin zhvilloi një inspektim në terren dhe takoi banorët e zonës për të diskutuar vendosjen e rregullit dhe funksionalitetin e kësaj hapësire publike. E rindërtuar falë investimit të qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, zona kërkon sot më shumë se kurrë respekt për hapësirën publike, rregull në qarkullim dhe bashkëjetesë urbane, në mënyrë që të mbetet e aksesueshme dhe në shërbim të qytetarëve.
Postimi i kryebashkiakut Beci:
Vendosim rregull për të shmangur kaosin dhe për të mbrojtur një investim që ka transformuar zonën e Zdrales.
E rindërtuar falë investimit të qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kjo zonë kërkon sot më shumë se kurrë funksionalitet dhe respekt për hapësirën publike.
Sot, së bashku me ekipin, takova banorët e zonës dhe diskutuam vendimin për kthimin e kësaj hapësire në zonë të dedikuar për këmbësorët në orare të caktuara.
Rregulli në qarkullim, bashkëjetesa urbane dhe respektimi i hapësirave publike janë thelbësore për ta mbajtur këtë zonë të aksesueshme dhe në shërbim të qytetarëve.







