Bashkia Shkodër njofton: Falen detyrimet e vjetra dhe gjobat për shumë subjekte…

Shpërndaje

NJOFTIM

Informohuni saktë mbi përfitimet e Ligjit nr. 86/2025

Qytetarët dhe bizneset ftohen të paraqiten pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Shkodër, për të marrë informacion të detajuar mbi detyrimet, afatet dhe procedurat përkatëse për përfitimin nga ky ligj.

Stafi i drejtorisë është në dispozicion për çdo sqarim apo informacion shtesë.

👉NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore – Bashkia Shkodër njofton se, në bazë të Ligjit nr. 86/2025:

  1. Falen plotësisht detyrimet vendore deri në vitin 2014.
  2. Për vitet 2015–2019, subjektet paguajnë vetëm 50% ose 75% të detyrimit kryesor, ndërsa të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat falen.
  3. Për vitet 2020–2024, kërkohet pagesa e plotë e detyrimit kryesor deri më 31.12.2026, ndërsa gjobat dhe kamatëvonesat falen.

Nuk përfitojnë nga ky ligj subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose që janë në proces gjyqësor apo hetimi penal për vepra në fushën tatimore dhe/ose doganore.

Shpërndaje